Flash

Financim i shpejtë, këshillim i dedikuar: Si po mbështet Tirana Bank bizneset e vogla dhe të mesme

Lapsi.al 1 October 2026

Financim i shpejtë, këshillim i dedikuar: Si po mbështet Tirana

Marsela Kajo dhe Idlir Mezini shpjegojnë modelin e Tirana Bank për bizneset e vogla dhe të mesme. Segmenti i dedikuar i biznesit të vogël, në vitin e katërt të operimit, ka shënuar rritje dyshifrore të portofolit çdo vit, ndërsa segmenti SME mbështet bizneset e mesme në investimet më të mëdha. Mes tyre funksionon një model që e shoqëron biznesin ndërsa rritet, deri në segmentin Korporatë.

Cili është biznesi i vogël për Tirana Bank dhe çfarë profili ka klienti tipik i këtij segmenti sot? Sa i madh është ky portofol për bankën? 

Marsela Kajo: Segmenti i Biznesit të Vogël shënoi vitin e katërt të operimit duke funksionuar si një strukturë e dedikuar, që ofron produkte dhe shërbime të specializuara, të mbështetura nga një ekip me ekspertizë në nevojat e biznesit të vogël. Që prej krijimit të tij, portofoli i biznesit të vogël ka regjistruar rritje dyshifrore nga viti në vit, e shoqëruar me një performancë të qëndrueshme. 

Financim i shpejtë, këshillim i dedikuar: Si po mbështet Tirana

Ku fillon SME-ja dhe si ka ndryshuar kërkesa e këtyre bizneseve për financim në dy-tri vitet e fundit, drejt likuiditetit apo drejt investimeve?

Idlir Mezini: Segmenti SME përfshin biznese me xhiro vjetore nga 800,000 EUR për shoqëritë tregtare dhe nga 1 milion EUR për personat fizikë, deri në 5 milionë EUR, ose me ekspozim total financiar nga 400,000 EUR deri në 1.5 milionë EUR. Megjithatë, këta kufij varen edhe nga faktorë të tjerë, si natyra e aktivitetit, industria, nevojat për financim dhe potenciali i zhvillimit. Për këtë arsye, financimet në segmentin SME mund të shtrihen edhe përtej këtyre limiteve. Gjatë viteve të fundit, një pjesë e konsiderueshme e kërkesës për financim është orientuar drejt investimeve në asete fikse, si magazina, mjedise biznesi, struktura akomoduese në sektorin e hotelerisë, si dhe makineri e pajisje. 

Financim i shpejtë, këshillim i dedikuar: Si po mbështet Tirana

Çfarë përmban konkretisht oferta e Tirana Bank për biznesin e vogël, nga llogaria dhe paketat e transaksioneve te POS-i dhe financimi i shpejtë?

Marsela Kajo: Është një paketë e plotë shërbimesh bankare, e krijuar për të mbështetur nevojat e biznesit të vogël në çdo fazë të zhvillimit, duke përfshirë llogari rrjedhëse në monedhën vendase dhe të huaj. Përmes platformës e-Banking, klientët kanë mundësinë të kryejnë pjesën më të madhe të veprimeve bankare në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike në degë. Banka ofron shërbimin POS për pranimin e pagesave elektronike, si dhe një gamë të gjerë produktesh financimi të përshtatura sipas nevojave dhe qëllimit të biznesit.

Gjithashtu, në kuadër të mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, Tirana Bank ka krijuar partneritete strategjike me institucione financiare ndërkombëtare dhe vijon procesin e zgjerimit të këtyre bashkëpunimeve veçanërisht në fushën e investimeve në energjitikë, përmirësimin e infrastrukturës, transformimin teknologjik dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të reja (start-up). 

Për kapital qarkullues dhe për investime afatgjata, si është strukturuar oferta juaj në afate, periudha gracie dhe kolateral? Çfarë roli luajnë linjat kreditore me institucionet financiare ndërkombëtare dhe skemat e garancisë?

Idlir Mezini: Gjithmonë analizojmë me kujdes planin e biznesit, duke përshtatur në mënyrën më efikase nevojat e klientit me një plan pagese të strukturuar dhe të harmonizuar me kapacitetin e tij. Për investime në mjedise biznesi, makineri, rritje kapacitetesh apo instalimin e paneleve fotovoltaike, ofrojmë kredi me maturitet deri në 10 vjet, ndërsa në raste të veçanta deri në 12 vjet, si dhe zgjidhje financimi përmes leasing-ut.

Gjithashtu, mundësojmë periudhë grace deri në një vit për principalin dhe strukturojmë këste të përshtatura sipas ciklit të aktivitetit të biznesit. 

Për nevojat e kapitalit qarkullues, ofrojmë produkte si overdraft-i dhe linjat e kredisë, të cilat rinovohen në maturim pa kërkuar shlyerje të menjëhershme të shumës së përdorur. Në të njëjtën kohë, kemi partneritete me BERZH për financimin e projekteve në energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjetike, ku jemi në fazën përmbyllëse të bashkëpunimit me skemën e garancisë ADGF për bizneset me kolateral të pamjaftueshëm dhe mbështesim aktivisht programin e Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës së Shqipërisë “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Një biznes me aktivitet të shëndetshëm, por pa histori të gjatë kreditore dhe pa kolateral klasik, çfarë zgjidhjesh gjen te ju? Dhe sa kohë duhet realisht nga aplikimi te disbursimi?

Marsela Kajo: Çdo biznes ka ciklin e tij të zhvillimit, e për rrjedhojë, nevoja për financim nuk paraqitet domosdoshmërisht që në fillimet e aktivitetit, por mund të lindë në momente të ndryshme të biznesit. Në këtë kontekst, Tirana Bank i kushton rëndësi të veçantë njohjes së aktivitetit të klientit, analizës së performancës së biznesit, si dhe identifikimit të nevojave të tij për investime dhe zhvillim. Bazuar në këtë vlerësim, banka ofron zgjidhjet financiare më të përshtatshme për secilin klient.

Tirana Bank ofron mundësinë e financimeve deri në 50,000 EUR (ose 6 milionë lekë) pa kolateral, duke mundësuar që edhe bizneset me histori të kufizuar financimi të kenë akses në fonde për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Gjithashtu, mungesa e një historiku kreditor nuk përbën domosdoshmërisht pengesë për shqyrtimin e aplikimit, pasi vlerësimi fokusohet në potencialin dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Një tjetër avantazh i rëndësishëm është shpejtësia e procesit të financimit. Për rastet që plotësojnë kriteret e këtij produkti, Tirana Bank mundëson një proces të përshpejtuar, duke i dhënë biznesit mundësinë të reagojë shpejt ndaj nevojave dhe mundësive të tregut.

Për bizneset që importojnë ose eksportojnë, çfarë ofron banka në garanci bankare, letër kredie, faktoring dhe menaxhim të riskut të kursit të këmbimit?

Idlir Mezini: Divizioni i Korporatave dhe SME-ve disponon një strukturë të dedikuar dhe të specializuar për financimin e tregtisë (Trade Finance), e cila menaxhon në mënyrë profesionale dhe efikase të gjitha nevojat e klientëve për garanci bankare, letra kredie (Letter of Credit), dhe instrumente të tjera të financimit tregtar. Këto zgjidhje përshtaten sipas specifikave të marrëveshjeve dhe kërkesave të biznesit, duke mbështetur aktivitetin e tyre tregtar si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. 

Për të ofruar një qasje të integruar dhe standarde të larta shërbimi në nivel ndërkombëtar, Tirana Bank bashkëpunon ngushtë me institucione financiare prestigjioze, si Deutsche Bank dhe Raiffeisen Bank International, si dhe me një rrjet të gjerë bankash korrespondente. Ky bashkëpunim i mundëson bankës të ofrojë zgjidhje të sigurta, fleksibël dhe konkurruese, duke lehtësuar realizimin e transaksioneve ndërkombëtare dhe duke mbështetur zgjerimin e aktiviteteve tregtare të klientëve.

Sa larg ka shkuar digjitalizimi për një biznes të vogël? Çfarë mund të kryhet sot plotësisht online, pa ardhur në degë?

Marsela Kajo: Digjitalizimi përbën një nga prioritetet kryesore strategjike të Tirana Bank, me fokus të veçantë në përmirësimin e përvojës së klientëve dhe ofrimin e shërbimeve bankare sa më afër klientit. Përmes platformës aktuale, klientët mund të realizojnë në mënyrë të sigurt dhe efikase të gjitha transaksionet jo-cash, pa pasur nevojë të vizitojnë degët e bankës.

Cilët sektorë janë në fokusin tuaj?

Idlir Mezini: Duke reflektuar strukturën e ekonomisë shqiptare, sektori i tregtisë zë një peshë të konsiderueshme në portofolin tonë të financimeve. Paralelisht, ne mbështesim në mënyrë aktive sektorët e prodhimit, përpunimit, bujqësisë dhe energjisë, të cilët i konsiderojmë shtylla të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Një nga sektorët ku ekspertiza dhe mbështetja jonë financiare kanë dhënë rezultate veçanërisht të prekshme është turizmi. Në vitet pas pandemisë, Tirana Bank ka financuar me sukses një numër të konsiderueshëm projektesh në industrinë e hotelerisë, duke mbështetur si blerjen dhe rikonstruksionin e strukturave ekzistuese, ashtu edhe zhvillimin e investimeve të reja.

Sot, një pjesë e madhe e këtyre projekteve janë shndërruar në biznese të konsoliduara dhe fitimprurëse, duke u kthyer në histori suksesi brenda sektorit turistik shqiptar. Kjo përbën një burim krenarie për ne, pasi dëshmon jo vetëm aftësinë e bankës për të mbështetur realizimin e projekteve ambicioze, por edhe kontributin konkret që japim në forcimin e ekonomisë vendase dhe në zhvillimin e potencialit turistik të Shqipërisë.

Pse duhet ta zgjedhë një sipërmarrës Tirana Bank? 

Idlir Mezini: Jemi një nga bankat më dinamike në treg, me rritje të ndjeshme në të gjithë sektorët. Sipërmarrësi gjen te ne produkte të përshtatura dhe këshillim të vërtetë për investimet e tij.

Marsela Kajo: Partneritet afatgjatë për rritje dhe zhvillim, produkte financiare fleksibël, ekspertizë e specializuar e vendimmarrje e shpejtë dhe mbështetje në çdo fazë të ciklit të biznesit. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI