
Portugalia pa Cristiano Ronaldon funksionoi, të paktën për momentin dhe 4-2 ndaj Danimarkës e ka bërë teknikun Jorge Jesus të qendrojë fort në pozicionin e tij, por ndërkohë skuadra është e përcarë dhe lojtarëve i është mbyllur goja nga Federata për të folur për këtë çështje, si ka zbuluar Renato Veiga.
Tensionet shpërthyen pasi sulmuesi 41-vjeçar u largua nga grumbullimi vetëm 24 orë para ndeshjes, si reagim ndaj vendimit të Jesus për ta lënë sërish mes zëvendësuesve. Fitorja mbresëlënëse 4-2 në Nations League ndaj Danimarkës u la në hije, për pasojë, nga drama që vazhdon të përfshijë dhomën e zhveshjes së Seleçaos.
Mbrojtësi i Portugalisë, Renato Veiga, u pengua të fliste për këtë cështje, duke iu nënshtruar udhëzimeve të rrepta mediatike nga zyrtarët e federatës në zonën e intervistave. Ai qëndroi i heshtur kur u pyet mbi largimin nga grumbullimi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përzgjedhjen me Jorge Jesus të fenomenit 41 vjeçar.
Veiga hodhi një vështrim nga një zyrtar i federatës për shtypin, përpara se të sqaronte pozicionin e tij: “Jam shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di që kam shumë dashuri për të, por më është thënë se nuk mund të flas për këtë çështje, kështu që... nuk mund të flas për këtë, më vjen keq, vërtet nuk mund të flas”. Qendërmbrojtësi i ri ndoqi urdhrat e rreptë të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) për të shmangur komentet mbi konfliktin e brendshëm të kapitenit të tij, pas fitores së vlefshme në transfertë në Kopenhagen.
«Cristiano Ronaldo sabe que tenho um carinho muito grande por ele»?️
— A BOLA (@abolapt) October 2, 2026
Renato Veiga parecia querer falar sobre a polémica do capitão na zona mista, mas foi impedido pela FPF.#RenatoVeiga #CR7 #Portugal pic.twitter.com/4HmXpn16rm