
Kompozitori Adi Hila është proceduar në gjendje të lirë pas shpërndarjes së materialeve intime në rrjet. Për të janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Kjo për shkak se kamera e sigurisë në studion e tij, janë vënë nga vetë ai. Në lidhje me këtë rast, po vijojnë edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Më herët në polici ka mbërritur denoncimi i parë në lidhje me këtë rast. Hila ka deklaruar se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai. Bëhet me dije se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024