Flash

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Lapsi.al 2 October 2026

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Elbasanit, konkretisht në fshatin Galush të Peqinit dhe në zonën pyjore të Gjinarit. Strukturat zjarrfikëse dhe shërbimet mbështetëse janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Sipas informacionit zyrtar të Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Qarkut Elbasan, në Galush, Njësia Administrative Përparim, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe bimësi të ulët. Efektivët e MZSH Peqin kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren, ndërsa kanë krijuar edhe një brez sigurie për mbrojtjen e banesave.

Vatrat vijojnë të jenë aktive në disa pjesë të zonës, por autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat apo objektet e tjera. Në terren janë angazhuar një mjet zjarrfikës dhe 9 efektivë të MZSH Peqin, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe një mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH Rrogozhinës.

Ndërkohë, situata vijon të monitorohet edhe në zonën pyjore të Gjinarit, ku zjarri është aktiv prej disa ditësh. Raportohet për prani tymi brenda sipërfaqes së prekur, por aktualisht nuk ka shenja të përhapjes së flakëve dhe nuk raportohet zhvillim i zjarrit në kurorën e pyllit. Për menaxhimin e situatës në Gjinar janë angazhuar 14 efektivë të MZSH Elbasan dhe një mjet zjarrfikës, si dhe 9 punonjës të ASHP-së dhe 7 punonjës të Ndërmarrjes Pyjore të Bashkisë Elbasan.

Strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e të të dyja vatrave, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri për ndërhyrje të në rast të riaktivizimit ose përhapjes së zjarrit, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë, shkurre, ullishte dhe sipërfaqe pyjore.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI