Flash

Greqi/ 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Lapsi.al 2 October 2026

Greqi/ 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio,50 km në jug të Athinës. Ish bashkëshorti plagos gruan dhe bashkëjetuesin e saj. Sipas informacioneve të para, autori një shtetas rumun 32 vjeç ka hyrë me një shkallë në banesën e viktimave dhe pasi theu me një vare dritaren, plagosi me thikë ish gruan e tij 32 vjeç dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33 vjeç i quajtur Klevis Tite.

Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe gjendet në gjendje të rëndë në spitalin evangjelizmos ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio. Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. E gjithë ngjarja ndodhi  para dy fëmijëve të mitur të ish bashkëshortëve,1.5 dhe 2.5 vjeçë të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.

Mësohet se gruaja kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendos në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron on line forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar. Por duket se autori ka qenë i vendosur për ti ekzekutuar viktimat të cilët prej fatit janë ende gjallë,pasi në momentin e ngjarjes,një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për ti shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vend ngjarje. Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI