Flash

Bardhi: SHISH ka marrë pajisje të avancuara, janë përgjuar gazetarë dhe diplomatë

Lapsi.al 1 October 2026

Bardhi: SHISH ka marrë pajisje të avancuara, janë përgjuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se SHISH gjatë kohëve të fundit kishte blerë pajisje përgjimi shumë të avancuar për përgjime ambientale, të gjitha këto në kohë që drejtohej nga Vlora Hyseni.

“Sa kohë SHISH ishte vënë në shërbim të krimit nuk përjashtoj asnjë veprim anti-ligjor të ndodhur në atë institucion. Sa herë bëj një denoncim të fortë forcat operacionale të policisë më vëzhgojnë për 1 muaj ose 1 muaj e gjysme ku hyj ku dal. Të mbledhin informacione. Nuk më shqetësojnë të them të drejtën”, tha ai.

Bardhi foli edhe në lidhje me faktin që sipas tij SHISH ka blerë një pajisje shumë të avancuar për përgjim ambiental, pajisje që tashmë është në dorën e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale sipas tij.

“Ka informacione që janë përgjuar gazetarë, seli diplomatike në Shqipëri. SHISH kishte blerë një pajisje shumë të avancuar për përgjimet ambientale, por kjo mbetet për t’u verifikuar. Thuhet se ajo pajisje nuk është më në SHISH, por ndodhet pranë një prej grupeve më të rrezikshme”, - tha ai.

Bardhi shtoi se ka informacione se Vlora Hyseni ka kërkuar nga SPAK të informohej paraprakisht ku të “goditeshin” figura të politikës apo grupe kriminale në vend. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI