Flash

Del një tjetër AUDIOPËRGJIM/ Ron Yeffet mendon hapjen një fabrike armësh në Sudan

Lapsi.al 1 October 2026

Del një tjetër AUDIOPËRGJIM/ Ron Yeffet mendon hapjen një

Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Izraeliti i Edi Ramës, Ron Yeffet kërkon që të hapë një fabrikë armësh në Afrikë. 

Gjatë bisedës me rusët dhe ukrainasit, Yeffet përveç se ju propozon hapjen e fabrikës, ai kërkon që ata vetë ta drejtojë këtë rrjet. ‘Nuk kam kohë të merrem vetë, do t'i jap lidhjet dhe gjithçka’, thotë Ron Yeffet në audiopërgjimin e ri të publikuar në SYRI TV.

Audiopërgjimi i ri në SYRI TV:

Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse ...

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.

Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton ...

Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.

Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem ... Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj ... /Syri.net

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI