
Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt, të cilët po protestonin pranë Kuvendit kundër bashkimit të bashkisë së tyre me Tepelenën. Banorët ndodheshin pranë selisë së Kuvendit, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po zhvillohej diskutimi për ndryshimet në Reformën Administrativo-Territoriale.
Teksa Braçe po hynte në Kuvend, protestuesit kanë reaguar ndaj tij duke shprehur kundërshtimin për reformën dhe bashkimin e bashkive. Situata është tensionuar në një moment, kur një prej banorëve i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit socialist.