Flash

Dridhet Barcelona, rrezikohet përjashtimit nga Kupat: UEFA rihap “çështjen Negreira”

Përballë këmbënguljes së Real Madrid, akuzuesit të parë të madh të blaugranave, dhe përballë një “sasie të madhe dokumentesh” të marra, UEFA ka rihapur çështjen dhe ka vendosur zyrtarisht të rifillojë hetimin për ta çuar deri në fund.

Lapsi.al 2 October 2026

Dridhet Barcelona, rrezikohet përjashtimit nga Kupat: UEFA rihap

Për autoritetet spanjolle gjithçka ishte vendosur: asnjë masë disiplinore për Barcelonën lidhur me atë që tashmë ka hyrë në histori si “çështja Negreira”, kur mes viteve 2001 dhe 2018 klubi katalanas dyshohet se i kishte paguar 8.4 milionë euro ish-zëvendëspresidentit të atëhershëm të Komitetit Teknik të Arbitrave. Por përballë këmbënguljes së Real Madrid, akuzuesit të parë të madh të blaugranave, dhe përballë një “sasie të madhe dokumentesh” të marra, UEFA ka rihapur çështjen dhe ka vendosur zyrtarisht të rifillojë hetimin për ta çuar deri në fund. Duke shfrytëzuar mungesën e parashkrimit dhe nenin 4 të Rregullores Disiplinore.

Njoftimi i UEFA-s e shqetësimi i Ceferin për “çështjen Negreira”

“UEFA konfirmon se ka marrë nga Real Madridi një sasi të madhe dokumentesh në lidhje me hetimin në vazhdim ndaj Barcelonës për çështjen që përfshin José María Enríquez Negreiran, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Arbitrave të Federatës Spanjolle të Futbollit”. Këto janë fjalët që hapin komunikatën zyrtare të organizmit të drejtuar nga presidenti Aleksandr Ceferin për “çështjen Negreira”, të cilës ai i ka kushtuar gjithmonë vëmendje maksimale dhe ka vendosur t’ia besojë Komisionit të vet Disiplinor analizimin e dokumentacionit të akuzës ndaj Barcelonës.

Që në momentin kur skandali kishte shpërthyer, në vitin 2023, pas një denoncimi të Real Madridit pranë organeve federale spanjolle dhe drejtësisë sportive, vetë Ceferin nuk e kishte fshehur habinë e tij, duke e cilësuar çështjen si një nga më të rëndat dhe më komplekset e parë ndonjëherë në historinë e futbollit. “Nuk mund të komentoj”, kishte thënë ai, duke ia besuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s analizimin e situatës, i cili ka vazhduar deri më sot, kur u vendos rihapja: në fakt, edhe pse për drejtësinë sportive iberike faktet kanë përfunduar në parashkrim, për UEFA-n nuk ekziston asnjë parashkrim.

Por çfarë rrezikon tani Barcelona?

Vëmendja mediatike është tashmë në nivelet më të larta për atë që po ndodh në Angli me Manchester Cityn, ndaj të cilit Premier League ka ngritur 114 akuza. Tani sytë zhvendosen edhe në Spanjë, ku një tjetër kolos i futbollit europian është rikthyer në qendër të një procedure disiplinore të komplikuar dhe me rrezik. Real Madridi ka kërkuar shprehimisht revokimin e të gjithë titujve kombëtarë të fituar në atë periudhë nga Barcelona: UEFA nuk ka kompetencë në këtë drejtim, por mund të zbatojë nenin 4 të rregullores së saj.

Pikat themelore gjenden në paragrafët 02 dhe 03 të nenit 4, ku specifikohet se UEFA mund të përjashtojë nga kompeticionet e saj europiane atë klub që shpallet fajtor “në çdo aktivitet që synon të ndikojë ose manipulojë rezultatin e një ndeshjeje”. Në këtë rast, UEFA nuk ka nevojë të presë asnjë përfundim të procesit penal, por mjafton vendimi i marrë mbi bazën e dokumenteve që disponon dhe hetimeve të kryera. Është rregulli i “comfortable satisfaction”, “kënaqësisë së mjaftueshme”, domethënë niveli i sigurisë së brendshme të Komisionit Disiplinor, ku përqindja e fajësisë është më e lartë se hipoteza e pafajësisë.

Të këshilluara

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI