Flash

Jurgen Klopp i tërbuar: “Problemi i madh i jetës sonë është se të gjithë mund të shprehin një opinion”

Jurgen Klopp e ka nisur mjaft keq aventurën e tij si trajner i Gjermanisë. Dy ndeshje dhe vetëm një pikë.

Lapsi.al 1 October 2026

Jurgen Klopp i tërbuar: “Problemi i madh i jetës sonë

Jurgen Klopp e ka nisur mjaft keq aventurën e tij si trajner i Gjermanisë. Dy ndeshje dhe vetëm një pikë. Barazim në Holandë dhe më pas humbje në shtëpi me Greqinë në Nations League. Kritikat kanë vërshuar mbi të, madje ka nga ata që kanë shkruar se ka humbur prekjen magjike. Kritika më të mëdha për futbollistët, disa prej të cilëve po përjetonin eksperiencat e para me kombëtaren gjermane. Kritika të cilave ish-trajneri i Liverpoolit nuk u ka dhënë rëndësi, por që e kanë tërbuar kur në konferencë për shtyp i kërkuan një koment për dhjetëra postime raciste të shfaqura në rrjetet sociale pas humbjes me Greqinë. Klopp reagoi ashpër.

Kritikat raciste ndaj futbollistëve të Gjermanisë

Në rrjetet sociale u shfaqën shumë komente të turpshme raciste pas humbjes 0-1 ndaj Greqisë. Komente që shkonin përtej futbollit. Më shumë se një përdorues shkroi se skuadra nuk ishte “mjaftueshëm gjermane” ose “mjaftueshëm e bardhë”. Niveli i komenteve ishte i tmerrshëm. Por jo befasues, duke marrë parasysh edhe mënyrën se si kanë shkuar zgjedhjet e fundit në Gjermani.

Përgjigjja shumë e ashpër e Jurgen Klopp

Klopp, natyrisht, ishte tashmë në dijeni të kësaj dhe ndaj kësaj pyetjeje u përgjigj në mënyrë shumë të prerë: “Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për këta njerëz. Nuk më interesojnë. Në jetën e përditshme pothuajse nuk kam kohë për budallallëqe, e njëjta gjë vlen edhe për rrjetet sociale”. Në një pyetje të mëvonshme, në një konferencë për shtyp që gjithsesi ishte mjaft e zjarrtë, ai e rriti edhe më shumë tonin: “Problemi më i madh i kohës sonë është se të gjithë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre. Është çmenduri të shohësh gjëra të tilla”.

Duke folur për futbollin, trajneri foli për futbollistët që janë grumbulluar për ndeshjet e tetorit. Një grupi të parë prej njëzet e dy të grumbulluarish për dy ndeshjet e para i bashkohet një tjetër grup, gjithashtu prej njëzet e dy lojtarësh, duke thënë se të dy grupet kanë arritur shumë shpejt të krijojnë një kohezion të mirë në dhomën e zhveshjes.

Të këshilluara

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI