Flash

Goli i Yamal e aksioni sureal i Spanjës, Kroacia nuk prek top: Gvardiol "Vetëm Messi më kishte dominuar kështu"

Lamine Yamal iu deshën 70 sekonda për të shënuar golin e avantazhit kundër Kroacisë në Nations League, por ajo që impresionoi ishte mënyra se si Spanja ndërtoi aksionin.

Lapsi.al 30 September 2026

Lamine Yamal iu deshën 70 sekonda për të shënuar golin e avantazhit kundër Kroacisë në Nations League, por ajo që impresionoi ishte mënyra se si Spanja ndërtoi aksionin. Kundërshtarët nuk e prekën kurrë topin, të vënë në vështirësi nga rrjeta e 25 pasimeve të shpejta që e lëvizën topin nga njëra anë në tjetrën të fushës, derisa u gjet hapësira dhe koha e duhur për kombinimin dhe depërtimin e sulmuesit. Pjesën tjetër e bëri talenti i Barcelonës.

Si lindi goli i parë i Lamine Yamal kundër Kroacisë

Në Wembley, me rastin e sfidës me Anglinë të luajtur në raundin e parë, Furitë e Kuqe iu deshën dy minuta për të realizuar golin e parë. Autori, siç mund të merrej me mend, ishte gjithmonë i njëjti: Lamine. Në ndeshjen e dytë, përfaqësuesja iberike përsëriti suksesin, me një nisje shpërthyese edhe në krahasim me ndeshjen e mëparshme: 1 minutë e 10 sekonda qarkullim të ngushtë, të ndërtuar nga prapa, të menduar por jo si qëllim në vetvete, e vuri në krizë Kroacinë, e cila nuk arriti kurrë ta ndërpresë aksionin kolektiv që kulmoi me golin e Yamal. Dhe pastërtia e aksionit u bë manifesti i asaj që është sot kombëtarja kampione e botës.

Gvardiol: "Vetëm Messi më kishte dominuar në këtë mënyrë"

Josko Gvardiol është një nga mbrojtësit më të fortë në skenën ndërkombëtare dhe të dëgjosh fjalët e tij kur flet për Lamine Yamal shpjegon mirë se çfarë do të thotë edhe për një futbollist të nivelit të tij të gjendet përballë sulmuesit të Spanjës dhe Barcelonës. "Ka vetëm dy futbollistë që më kanë dominuar plotësisht në karrierën time. I pari ishte Lionel Messi në Botërorin e vitit 2022, dhe i dyti ishte Lamine Yamal kundër Spanjës".

Qendërmbrojtësi kroat më pas tregoi se cilat kanë qenë vështirësitë gjatë ndeshjes. "Provova gjithçka për të arritur ta ndalja, por kuptova se ishte pothuajse e pamundur. Nga mënyra se si luan, e kupton se është padyshim më i miri në botë".

Por pjesa më interesante e analizës së tij i referohet evoluimit të të riut spanjoll, ka të bëjë me pjekurinë dhe aftësinë për të qenë plotësisht pjesë e projektit të skuadrës, pavarësisht se ka cilësi teknike që e vendosin në një nivel më të lartë se vetë shokët e tij të kombëtares. "Ajo që më ka impresionuar vërtet te Yamal është se tani nuk kërkon me çdo kusht driblimin sapo i jepet mundësia. E di kur është momenti për të pasuar topin, kur është e drejtë të gjuajë dhe kur të sulmojë hapësirën".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI