Flash

Manchester City, fajtor për më shumë se 100 parregullsi financiare: ja skenarët e vendimit të Premier League

Manchester City është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha më shumë se 100 akuzat për parregullsi financiare - siç u konfirmua të martën nga Premier League

Lapsi.al 30 September 2026

Manchester City është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha më shumë se 100 akuzat për parregullsi financiare - siç u konfirmua të martën nga Premier League - në atë që përbën një nga skandalet më të mëdha në historinë e futbollit anglez. City, skuadra më e suksesshme në Angli në 15 vitet e fundit, tashmë rrezikon sanksione të rënda që mund të përfshijnë një penalizim masiv në renditje apo edhe përjashtimin nga Premier League, duke i shkaktuar një dëm të rëndë imazhit pronarëve nga Abu Dhabi.

Vendimi: "Ka shkelur në mënyrë sistematike rregullat"

Vendimi shpërthyes i një komisioni të pavarur "ilustron në detaje se si klubi ka shkelur sistematikisht rregullat e Premier League për pothuajse një dekadë", deklaroi Richard Masters, administratori i deleguar i Premier League, në lidhje me një çështje të nisur nga vetë liga më shumë se tre vjet më parë dhe që lindi në vitin 2018 nga e-maile dhe dokumente të klubit të nxjerra jashtë. City u akuzua për një sërë shkeljesh financiare në periudhën mes viteve 2009 dhe 2018: vite gjatë të cilave klubi i veri-perëndimit - për një kohë të gjatë në hijen e rivalit të madh Manchester United - po shndërrohej në një superfuqi globale rekord, e aftë të fitonte shumë tituj të Premier League dhe Champions League. Mes shkeljeve përfshihen mosdeklarimi i të dhënave financiare të sakta, paraqitja e shifrave të fryra për marrëveshjet e sponsorizimit që vinin nga Abu Dhabi, fshehja e pagesave shtesë për pagat e trajnerëve dhe lojtarëve, si dhe shkelja e rregullave financiare të përcaktuara nga Premier League dhe UEFA për të garantuar stabilitetin ekonomik të klubeve, duke i penguar ato të shpenzojnë përtej mundësive të tyre. Krahas kësaj, ka edhe akuza të shumta të tjera që lidhen me mungesën e bashkëpunimit të Cityt me hetimin në periudhën mes viteve 2018 dhe 2023.

"Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh", deklaroi liga, "si dhe për shumicën e akuzave që lidhen me mungesën e bashkëpunimit me hetimin e kryer nga vetë liga". Në lidhje me marrëveshjet e sponsorizimit, Liga deklaroi: "Manchester City ka përgatitur kontrata (që shtrembëronin marrëveshjen reale mes palëve) me disa partnerë tregtarë, përveçse ka përdorur marrëveshje të lidhura me subjekte të tjera, me qëllim fryrjen artificiale të të ardhurave të klubit dhe uljen e kostove të tij". "Klubi", shtoi Liga, "ka paraqitur bilance jo të vërteta dhe ka fshehur gjendjen reale financiare ndaj auditorëve dhe organeve të kontrollit të futbollit".

Çështja pritet të zhysë në kaos futbollin anglez, me rrezikun e një sërë veprimesh ligjore nga klubet rivale, të cilat do të kërkojnë dëmshpërblim për pasojat e pësuara për shkak të veprimeve të Cityt. Mbetet gjithashtu për t’u parë nëse yjet e mëdhenj të Cityt, si Erling Haaland, do të qëndrojnë në klub dhe cili do të jetë e ardhmja e sheikut Mansour. Ky i fundit, zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit, bleu Cityn në vitin 2008.

City hedh poshtë akuzat Në një komunikatë zyrtare 

Manchester City FC thotë se është "njëkohësisht i zhgënjyer dhe i befasuar nga opinioni i Komisionit të Premier League të publikuar sot". Klubi "hedh poshtë akuzat e ngritura nga Premier League dhe disponon një sasi të madhe provash të pakundërshtueshme në mbështetje të qëndrimit të tij në lidhje me çështjen". Manchester City njofton gjithashtu se "do të veprojë me vendosmëri dhe, kur të jetë e nevojshme, në mënyrë proaktive në të gjitha forumet rregullatore dhe ligjore kompetente". "Procedura e Premier League është ende në vazhdim dhe ka aspekte të rëndësishme ende të papërcaktuara. Manchester City FC synon tani të shfrytëzojë mundësitë e ankimit që ka në dispozicion, duke besuar se opinioni përmban gabime të dukshme thelbësore - ligjore, parimore dhe faktike - dhe se është pa bazë ligjore. Për tetë vjet - thuhet në komunikatë - Klubi ka respektuar me përpikëri zhvillimin e rregullt të procedurës, duke besuar se Këshilli dhe drejtuesit e Premier League do të vepronin si një organ kontrolli i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë, i lirë nga ndikimet e palëve". Klubi "natyrisht është i kufizuar në deklaratat që mund të bëjë derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI