Flash

Çështja e Presidentit, Kurti: Situatë urgjente për veprim, s’kemi luksin të humbasim kohë në kriza të panevojshme

Lapsi.al 30 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kurti u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka vënë përpara një situate urgjente për veprim. Sipas tij zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme.

‘’Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, kemi 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme.

Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Prandaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shkaktohen si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë’’, tha ai. 

Kurti shtoi se vendi nuk e ka luksin të humbasë kohë në ‘’kriza të panevojshme’’.

 ‘’Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota,  ‘Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të  vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim.  

Qytetarë presin prej nesh me shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore” shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI