
Dy persona në Korçë janë proceduar penalisht, pasi shisnin në qytet bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.
Edvald Mesiti dhe Spartak Pëllumbi, banues në Tiranë u kapën nga shërbimet e policisë në qytetin e Korçës, në shëtitoren ”Shën Gjergji”. Sipas informacioneve dy personave iu sekuestruan bizhuteri argjendi me peshë totale 27 kilogramë. Ndërkohë polica po punon me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Silver”.
Shitnin në qytetin e Korçës, bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme argjendi, me peshë totale 27 kilogramë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kondrabanda me mallra të tjera", "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore".