
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur ditën e sotme në derën e një lokali në zonën e Fllakës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, ndërsa nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen autorët që kanë vendosur lëndën plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar edhe sasinë dhe llojin e lëndës së përdorur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.