
Protesta kundër qeverisë vijon sot për të 123-ën ditë radhazi, duke kaluar tashmë pragun e katër muajve mobilizim në Tiranë. Qytetarë dhe aktivistë pritet të rikthehen në shesh, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Krahas largimit të qeverisë, protestuesit kërkojnë anulimin e disa ligjeve që, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve. Një natë më parë, gjatë tubimit dhe marshimit në kryeqytet, u përsëritën thirrjet kundër qeverisë: “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve të përditshme, duke këmbëngulur se mobilizimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.