Flash

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, në pranga 4 persona në Tiranë

Lapsi.al 30 September 2026

Një tjetër skemë mashtrimi online është goditur në Tiranë. Katër persona janë arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim dhe një 23-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pas një operacioni të zhvilluar në një ambient në rrugën e Kavajës. Sipas policisë, ambienti ishte përshtatur me poste pune dhe përdorej për të kontaktuar e mashtruar qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian përmes platformave online.

Në pranga ranë E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç. Ndërkohë, pronari i ambientit, T. B., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se e administronte aktivitetin së bashku me personat e tjerë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me skemën.

Operacioni, i koduar “INVESTING”, u zhvillua nga strukturat e krimit ekonomik, krimit kibernetik dhe forcat operacionale të Policisë së Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë dhe për të përcaktuar përmasat e mashtrimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI