
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10. Sipas policisë, i mituri po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, kur ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e përplasjes, 15-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri, një 16-vjeçar, ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.