
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Fllakë të Durrësit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.