Flash

Bebe Rexha zbulon mbështetjen e papritur nga Taylor Swift pas refuzimit të stilistëve

Lapsi.al 29 September 2026

Bebe Rexha ka rrëfyer se Taylor Swift e kontaktoi në një moment të vështirë për të, kur këngëtarja po përballej me refuzime nga stilistët për shkak të formave të saj trupore.

Rexha e ndau historinë gjatë një interviste për E! News, teksa mori pjesë në ceremoninë e MTV Video Music Awards.

“Mbaj mend kur pata gjithë atë situatë me Grammy-t dhe nuk po gjeja dot një fustan. Ajo më kishte kontaktuar, sepse jemi në të njëjtën moshë”, tregoi këngëtarja e “I’m Good (Blue)”.

“Dhe mendova se ishte vërtet, vërtet shumë e sjellshme nga ana e saj”, shtoi Rexha.

Këngëtarja 37-vjeçare kujtoi se në atë periudhë shumë pak persona u interesuan për situatën e saj.

“Pothuajse askush nuk më kontaktoi. Disa njerëz e bënë, sigurisht. Por që ajo, në atë nivel, të më bënte të ndihesha sikur i përkisja asaj bote, ishte vërtet shumë bukur”, u shpreh Rexha.


Në vitin 2019, Bebe Rexha u bë kryefjalë e mediave pasi zbuloi se disa stilistë kishin refuzuar ta vishnin për ceremoninë e Grammy-ve, duke i thënë se ishte “shumë e madhe”.

Në atë kohë, këngëtarja tha se ekipi i saj kishte kontaktuar me shumë stilistë, por kishte marrë përgjigje negative për shkak të përmasave të saj. Rexha kritikoi industrinë e modës, duke argumentuar se refuzimi i grave me përmasa të ndryshme nga standardet e modës dërgon një mesazh të gabuar për bukurinë dhe trupin e femrës.

Pavarësisht polemikave, këngëtarja shkëlqeu në tapetin e kuq të Grammy-ve të vitit 2019, ku u shfaq me një fustan të kuq spektakolar të dizajnuar nga Monsoori. Në atë periudhë, Rexha mori mbështetje publike edhe nga artiste të tjera, mes tyre Demi Lovato dhe Rita Ora.

Ndër vite, këngëtarja ka reaguar edhe ndaj komenteve negative për trupin e saj në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk dëshiron që njerëzit të ndiejnë keqardhje për të.

“E di shumë mirë gjithçka. E di që kam shtuar në peshë. E di që kam kaluar shumë gjëra. Nuk dua të ndiheni keq për mua, sepse ju premtoj që ndihem më e fortë se kurrë”, kishte deklaruar ajo në vitin 2025.

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI