
I vënë në vështirësi gjatë një interviste në samitin e Euronews për turizmin, Edi Rama është munduar të dredhojë duke thënë se pas pak ditësh do të publikohen të gjitha dokumentat, vendimet dhe ekspertizat e arkitektëve dhe inxhirerëve të mjedisit për projektin e Zvërnecit.
I pyetur nga drejtuesja e panelit se si u bë afrimi i dhëndërrit të Donadl Trump në Shqipëri, kryeministri tha se ky projekt lindi në një kohë kur nuk dihej nëse Trump do të rikthehej në presidencë, apo do të përfundonte në burg. Dhe për ti'u përmbajtur linjës se kjo qe një vendimarrje pa asnjë kalkulim politik, por thjeshtë në të mirë të zhvillimit të Shqipërisë, ai tha se vendimi për projektin do të merret në ditët e ardhshme, pasi të jetë bërë transparent çdo dokument dhe vlerësim mjedisor. "Kjo do të jetë procedura dhe jo vendimarrja nga trysnia e rrugës apo ideologjizimi" tha ai.
Pra me një fjalë ai luajti rolin e atij që nuk vendos personalisht dhe nuk bën llogaritë e veta politike por dëgjon specialistët.
Por, kjo qasje e butë e Ramës, në një tubim si samiti për turizmin i organizuar nga Euronews bie ndesh me bastin e panegociueshëm që ai ka vënë pak kohë më parë kur deklaronte se sa të qe ai kryeministër, Kushneri do të ndërtonte, me hir ose pahir.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin britanik, Aris Roussinos për TheUnherd.com (Shiko posht), Rama tha se Plani i Ivankës dhe Jared Kusherit nuk do të pezullohej, duke dëshmuar se ai nuk kishte këllqe të dilte kundër interesave të Trump.
“Unë besoj fort se projekti do ta mbyllë plotësisht këtë kapitull, sepse do të jetë i bukur”,
i tha kryeministri, duke përmenduar shkarazi edhe konsultimin publik.
Pra është e qartë se as ajo që tha në samitin e Euronews dhe as ajo që ka premtuar në platformën Besa nuk kanë asnjë vlerë. Po-ja për Kushnerin dhe Ivankën vlen shumë më tepër se mbi 100 mijë shqiptarë që u detyruan të dalin në rrugë.
LAPSI.AL
