Flash

Ekskluzive/ Thellohet skandali: SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Lapsi.al mëson se deklarata e fortë u bë nga Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Lapsi.al 30 September 2026

90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho nuk ishin aq të qeta sa u përpoq të tregonte deklarata që nxori pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, zyra e shtypit e Bajram Begajt. 

Në takimin e së hënës që vetë Rama e kërkoi nga SHBA, pas skandalit të pandodhur më parë, të vënies në shërbim të krimit të organizuar të vetë shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Presidenti kishte ftuar edhe kreun e SPAK, Klodian Braho. 

Ato që shprehu publikisht që në Rinas, për mënyrën e trajtimit të Vlora Hysenit duke kërkuar masë arresti për shefen e shërbimeve sekrete në detyrë, duket se Rama i ka shprehur edhe në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave. 

Lapsi.al mëson nga burime të brendshme se kreu i SPAK ka këmbëngulur se vënia në “arrest shtëpie” e Hysenit ishte një masë e nevojshme për shkak të implikimit të fortë që ajo ka pasur në grupin kriminal të drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi. 

Të njëjtat burime konfirmuan për Lapsi.al se drejtuesi i SPAK ka deklaruar para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar se SHISH kishte arritur deri aty sa të angazhohej në përgjime të paligjshme të familjarëve të afërm të dy prokurorëve të Posaçëm që kanë në dorë dosjen e shumëpërfolur të abuzimeve në AKSHI ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Me këto përgjime, sipas Brahos, synohej që t’u bëheshin presione prokurorëve të SPAK që po hetojnë këtë aferë.        

Një deklaratë e tillë e fortë bëri që të pranishmit të shihnin njëri –tjetrin në sy, duke treguar edhe një herë se sa i thellë është skandali dhe se deri ku janë përlyer institucionet e shtetit në shërbim të krimit të organizuar.  

Megjithatë, Rama duket se i ka qëndruar idesë se “SPAK u nxitua”. Kjo u shfaq edhe në deklaratën e nxjerrë pas mbledhjes ku theksohej se "për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin”. Pjesa tjetër e deklaratës ishte meraku i vjetër i Ramës që proceset penale të të zgjedhurve të tij janë çështjet individuale.  

"Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë", - thuhej në krye të njoftimit të presidencës. 

Tashmë Rama duket se kërkon ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i skandalit. Problemi për të nuk është cenimi i një prej institucioneve më të rëndësishme në sigurinë kombëtare, por mënyra se si u trajtua Vlora Hyseni. Në fillim u pompua linja e një “historie dashurie” ndërsa tani shqetësim janë nxjerrja e dosjeve. Edhe në krah të Ursual von der Layen ai Rama këmbënguli se “ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e paparë në historinë e botës”. 

Në fakt, ajo që është “e paparë në historinë e botës” është “fikja e radarëve” të një shteti të tërë për organizatat kriminale. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI