Flash

Rama sulmon mediat në krah të Von der Leyen: Jo lexim sporadik të dosjeve

Lapsi.al 30 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat në lidhje me publikimin e materialeve sensitive në kuadër të hetimeve për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Rama tha se materialet hetimore duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të gjykatës dhe jo të bëhen objekt i publikimeve për të bërë gjyq publik.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te mënyra se si janë interpretuar në Shqipëri zhvillimet e fundit në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se ajo që në vend shihet nga disa si regres, nga Bashkimi Europian vlerësohet si progres. Rama përsëriti edhe deklaratën e tij se sistemi shqiptar po zhvillon mekanizma për vetëkorrigjim dhe luftën kundër korrupsionit.

“Duhet t’ia bëni pyetjen vetes pse Komisioni Europian, pse Bashkimi Europian, ngjarje që në vend trajtohen për të goditur dhe përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktin e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe në këto aspekte me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Duhet t’ia bëni këtë pyetje vetes, se ajo që nga shumëkush këtu shihet si regres, nga Bashkimi Europian duket si progres. Nuk është thjesht progres, por transformim. Jetojmë në një epokë transformimi si kurrë më parë. Për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe, siç e thashë dhe po e përsëris dhe do ta përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot për herë të parë ky vend ka një sistem që po fiton aftësi vetëkorrigjuese, vetëpastruese, antikorrupsion, që i ka çdo sistem demokratik falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet.

Sa i takon informacioneve sensitive, unë mendoj se i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin. Prandaj mendoj që t’i lihen gjykatës të shohë nëse ka gjëra që kanë cenuar besueshmërinë me partnerët apo sigurinë kombëtare. Lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë për këto materiale nuk na ka ardhur deri më tani nga asnjë partner. Dhe patjetër që unë fola për partnerët që kanë mbetur pa fjalë, thashë janë ata në sistemin e sigurisë, jo për aleatët, por thashë për partnerët që merren me shërbimin. Është e paparë çështja në historinë e botës se si u trajtua. Pres që prokurorët të bëjnë punën e tyre, gjykata punën e vet dhe në fund do të dalë dhe rezultati”, - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI