
Protestuesit që ndodhen pranë Kryeministrisë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë zgjedhur edhe ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre.
Një prej pankartave të shfaqura gjatë protestës i drejtohet pikërisht Von der Leyen, duke risjellë në vëmendje deklaratat e bëra dy vite më parë për projektin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë.
“Ku është treni, Ursula?”, shkruhet në pankartën e protestuesve.
