Flash

DW: Von der Leyen-Rama, përsiatje për demokracinë dhe komunizmin

Gjatë vizitës në Tiranë Ursula von der Leyen i quajti hetimet ndaj zyrtarëve të lartë si dëshmi të forcimit të drejtësisë, ndërsa Rama tha se përgjegjësia e tij është vijimi i reformës në drejtësi.

Lapsi.al 30 September 2026

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nisi të mërkurën (30.09) nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të vizitës integrimin evropian dhe hapat e ardhshëm të rajonit drejt BE-së.

Në Tiranë ajo prezantoi perspektivën e një udhërrëfyesi për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit. Në një kohë kur zyrtarë të lartë shqiptarë po përballen me drejtësinë, von der Leyen u shpreh në një konferencë për shtyp se hetimet dëshmojnë se sistemi po funksionon. Ndërsa kryeministriEdi Rama ritheksoi qëndrimin se përgjegjësia për shkeljet është individuale.

Von der Leyen: Hetimet tregojnë fuqizimin e drejtësisë

Nga ish-Presidenti i Republikës, te ministra e ish-ministra, kryebashkiakë dhe deri te kreu i SHISH-it, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Shqipëri po përballen me hetime nga drejtësia.

E pyetur nga DW nëse korrupsioni mund të kthehet në pengesë për integrimin europian, von der Leyen i konsideroi hetimet si dëshmi të funksionimit dhe të fuqizimit të sistemit gjyqësor.

"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të të gjithë punës. Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Unë mendoj që ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor që po shohim” - u shpreh Presidentja e Komisionit Europian.

E pyetur nga DW nëse korrupsioni mund të kthehet në pengesë për integrimin europian, von der Leyen i konsideroi hetimet si dëshmi të funksionimit dhe të fuqizimit të sistemit gjyqësor.Fotografi: Office of the Prime Minister of Albania
Von der Leyen foli edhe për udhërrëfyesit që BE synon të përcaktojë për vendet kandidate, duke i lidhur ato me realitetin e sotëm gjeopolitik. Sipas saj ato do të konkretizojnë detyrat dhe afatet në procesin e anëtarësimit.

"Këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. Ne do të sqarojmë çfarë mbetet për t'u bërë, deri në çfarë date, në çfarë kohe dhe çfarë do të vijë më pas” - tha von der Leyen.

Rama për emërimet: Përgjegjësia ime është reforma në drejtësi

Të dielën, kur sapo u kthye nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama foli nga Rinasi për arrestimin e kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni. Pa mbërritur ende në Kryeministri, Rama ritheksoi qëndrimin e mbajtur edhe në raste të tjera të përballjes së zyrtarëve të lartë me drejtësinë se përgjegjësia është individuale.

Në konferencë për shtyp DW pyeti për përgjegjësinë politike të kryeministrit për emërimet e bëra. Por Rama e kufizoi përgjegjësinë e tij politike te vijimi i reformës në drejtësi dhe funksionimi i pavarur i sistemit.

"Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit” - tha Rama.

Rama shtoi se në një demokraci cilido që shkel ligjin duhet të përballet me drejtësinë e pavarur.

"Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t'u përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e pushtetit gjyqësor, në sferën e hetimit apo të gjykimit të pavarur. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike” - tha Rama.

Koncepti për përgjegjësinë politike

Përgjegjësinë politike për emërimet, Rama e pa ndryshe. Sipas tij, fakti që një zyrtar i emëruar prej kryeministrit mund të shkelë ligjin gjatë ushtrimit të detyrës nuk e bën përgjegjës politikisht edhe atë që e ka emëruar. Madje, një mënyrë të tillë të konceptimit të përgjegjësisë, kryeministri e çoi pas në kohë, duke e krahasuar me komunizmin.

"Nëse ju mendoni që kur bëhet një emërim, atëherë që në atë moment lind përgjegjësia e atij që emëron, si rezultat i faktit se i emëruari gjatë rrugës mund të bëjë gabim në raport me vijën e sjelljes, kjo është një mënyrë e të parit si në kohën e komunizmit” - u shpreh ai. /DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI