Flash

“Ato vendosin”: Zbulohen kërkesat e Madonna-s dhe Taylor Swift për mbrëmjen e VMAs

Lapsi.al 30 September 2026

Madonna dhe Taylor Swift thuhet se kanë bërë që drejtuesit e MTV-së të përshtaten me kërkesat e tyre gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards, ku të dyja morën vëmendjen e publikut, por edhe vendosën rregulla të veçanta për paraqitjet e tyre.

Dy ikonat e muzikës fituan së bashku 10 çmime në ceremoninë e zhvilluar të dielën në Los Angeles. Megjithatë, përtej skenës dhe fjalimeve të fituesve, ekipet e tyre raportohet se kishin kërkesa të ndryshme për mënyrën se si duhej të zhvillohej mbrëmja.

Taylor Swift shkroi historinë me çmimet e saj të fundit, ndërsa Madonna hapi ceremoninë me një performancë spektakolare, në një sallë të mbushur me emra të njohur të showbiz-it.

Sipas The Sun, Madonna nuk kaloi në tapetin e kuq dhe kërkoi që performanca e saj të fotografohej vetëm nga fotografë të miratuar.

“Madonna dhe Taylor janë gratë më të fuqishme në muzikë, ndaj ajo që kërkojnë ato bëhet realitet. MTV ishte e gatshme të përshtatej me çdo kërkesë të tyre”, tha një burim për publikimin.

I njëjti burim pretendoi se Madonna kishte bërë të qartë se dëshironte të dukej në mënyrën më të mirë të mundshme dhe organizatorët u kujdesën që të mos publikoheshin fotografi me të cilat ajo nuk ishte e kënaqur.

Madonna hapi shfaqjen në Peacock Theater me një performancë tetëminutëshe, ku u bashkua në skenë nga Sabrina Carpenter dhe Charli XCX.


Ndërkohë, Taylor Swift raportohet se kaloi vetëm rreth 15 minuta, pavarësisht se mori tre çmime gjatë mbrëmjes. Sipas raportit, këngëtarja priti që tapeti i kuq të mbyllej dhe pozoi për fotografët rreth orës 16:20, vetëm 10 minuta para nisjes së ceremonisë.

Më pas, ajo qëndroi larg sallës kryesore deri në orën 17:54, kur u rikthye për të marrë çmimin Artist Director dhe për të prezantuar videoklipin e “Patient Zero”. Pas kësaj, ajo u largua sërish.

Taylor u rikthye në orën 18:45 për të marrë çmimin Video of the Year për “The Fate of Ophelia”, përpara se të largohej përsëri.

Megjithatë, një burim dha një tjetër shpjegim për mungesën e saj në sallë.

“Ekipi i Taylor këmbënguli se ajo nuk dëshironte të shpërqendronte artistët e tjerë duke qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes në sallë, ndaj vendosi ta ndiqte pjesën më të madhe të ceremonisë nga prapaskena”, tha burimi.

Me çmimet e fundit, Swift e çoi në 33 numrin total të trofeve MTV VMA, duke kaluar Beyoncé dhe duke u bërë artistja me më shumë çmime në historinë e këtij eventi. Madonna, nga ana tjetër, fitoi shtatë trofe, përfshirë çmimin Artist of the Year dhe Best Collaboration për bashkëpunimin me Sabrina Carpenter, “Bring Your Love”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI