
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve hetimore ka qenë edhe banesa dhe biznesi i Arjeta Pucës. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në disa ambiente, ndërsa janë sekuestruar materiale që mund të shërbejnë për hetimin.
Në kuadër të këtyre veprimeve, raportohet se Ardi Veliut, drejtori i kompanisë “Kayo”, i është sekuestruar telefoni celular. Pajisja pritet të jetë pjesë e materialeve që do të verifikohen nga hetuesit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të çështjes. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e disa zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes.