
Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Tiranë pas të shtënave me armë zjarri në rrugën 'Taulantia'. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt verbal për motive të dobëta ka eskaluar më tej në përdorimin e armës së zjarrit. Në kërkim nga policia janë shpallur 44-vjeçari me iniciale D.Q si dhe një 25-vjeçar me iniciale E.Xh. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.