Flash

EMRAT/ Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy shqiptarë

Lapsi.al 4 October 2026

EMRAT/ Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë që ishin edhe miq të ngushtë.

Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur fuqishëm me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Arditi ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, Marigleni është transportuar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI