
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 24 nëntor për shqyrtimin e ankiminit të Ajola Xoxës lidhur me sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të një procedimi të ndjekur nga Prokuroria e Posaçme.
Mësohet se, Xoxa ka kundërshtuar vendimet për sekuestrimin dhe vijimin e mbajtjes së celularit, duke kërkuar vlerësimin e tyre në raport me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta. Sakaq, çështja do të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në seancën e 24 nëntorit.