Flash

Aksident i rëndë në Rrugën e Dibrës, motori përplas për vdekje 75-vjeçaren, arrestohet drejtuesi 20-vjeçar

Lapsi.al 4 October 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Dibrës, motori

Një aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka përplasur për vdekje me motomjet një 75-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Dibrës, ku 20-vjeçari me iniciale E.M ka aksidentuar të moshuarën. Pas përplasjes ajo është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka aritur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit, edhe drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI