Flash

Të shtëna me armë në Ndroq, policia rrethon zonën, shoqërohen të dyshuarit

Lapsi.al 3 October 2026

Të shtëna me armë në Ndroq, policia rrethon zonën,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Ndroq. Efektivët e komisariatit nr.6 kanë rrethuar zonën, ndërsa disa persona janë shoqëruar për verifikime. Sipas burimeve, ngjarja lidhet me të afërm të familjes së Sinan Idrizit. Në polici janë shoqëruar Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, sapo policia është afruar pranë banesës, disa prej personave të dyshuar kanë hedhur armët. Në zonë janë gjetur të paktën dy armë zjarri.

Policia po vijon kontrollet dhe veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse armët janë përdorur gjatë të shtënave. Sinan Idrizi ishte arrestuar më parë nga policia për kërcënim, por gjykata vendosi ta hetohet në masën 'arrest shtëpie'.

Të këshilluara

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI