Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kulla te Parku Rinia, Bardhi: Rama po kthehen Tiranën në “lavatriçe” parash

Lapsi.al 3 October 2026

Kulla te Parku Rinia, Bardhi: Rama po kthehen Tiranën në

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të një kulle tjetër, e planifikuar në qendër të Tiranës. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bardhi shkruan se ndryshe nga bota që ndërton parqe, kryeministri Edi Rama ndërton kulla për interesa të një grushti njerëzish. Ai paralajmëron se PD nuk do të lejojë shndërrimin e Tiranës, në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista në zemër të Europës.

Reagimi i Bardhit: 

E gjithë bota ndërton parqe. Edi Rama ndërton kulla. Atje ku qytetet europiane krijojnë më shumë hapësira të gjelbra, Rama betonizon hapësirat publike dhe ua dorëzon kullave. Dhe skema është gjithmonë e njëjtë: të njëjtët fitues, i njëjti rreth, të njëjtat interesa.

Tirana nuk është prona personale e Edi Ramës. Nuk është një shesh ku kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë. Tirana është zemra e Shqipërisë. Parqet dhe hapësirat publike janë pasuri e qytetarëve dhe nuk mund të trajtohen si plaçkë për t’u ndarë mes klientëve të pushtetit.

Ne nuk pranojmë që Tirana të shndërrohet në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista në zemër të Europës. Tirana ka nevojë për parqe, ajër dhe hapësira për qytetarët, jo për më shumë beton, kulla dhe interesa të një grushti njerëzish.

Të këshilluara

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI