
Banorë të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë pranë muzeut hebraik, duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e tij në zonën e qendrës historike të qytetit. Protestuesit kërkojnë anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, me argumentin se projekti mund të cenojë karakterin historik dhe identitetin e zonës.
Sipas tyre, vendndodhja e përzgjedhur ndodhet shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave që ata i konsiderojnë me rëndësi për qytetin dhe për klubin “Labëria”. Banorët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë, ndërsa kërkojnë që autoritetet të shqyrtojnë alternativa të tjera për vendosjen e muzeut hebraik përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.