
Një zjarr ka përfshirë zonën në veri të fshatit Karjan, në Gjirokastër. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Flakët kishin përfshirë shkurre, ferra dhe pemë, duke marrë përmasa të konsiderueshme.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke izoluar vatrat dhe më pas duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, që parandaloi përhapjen e tij. Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. Ndërkohë, po punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.