Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

BKH zgjeron kontrollet/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ardi Veliut dhe Ron Yeffet

Lapsi.al 3 October 2026

BKH zgjeron kontrollet/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ardi Veliut dhe

Hetimet e drejtuara nga kreu i SPAK, Klodian Braho, kanë sjellë kontrolle të reja dhe sekuestrimin e disa telefonave, në kuadër të çështjes që lidhet me audio-përgjimin e denoncuar nga Arben Ahmetaj. Sipas burimeve jozyrtare, Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar telefonin e Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kontrollet janë kryer pas vendimeve të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar kërkesat e paraqitura nga SPAK. Në kuadër të të njëjtave veprime hetimore, BKH ka sekuestruar edhe telefonat e biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.

Përveç pajisjeve telefonike, hetuesit kanë administruar edhe dokumente të sekuestruara gjatë kontrolleve. Hetimet vijojnë për verifikimin e provave dhe zbardhjen e plotë të çështjes.

Të këshilluara

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI