
Me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të 126-n ditë, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve politikë.
“Arrestoni Ramën”,“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria” dhe “Qeveri e krimit” ishin disa prej sloganeve të përdorura gjatë marshimit. Thirrje pati edhe për arrestimin e Belinda Ballukut.
Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, ekzekutivi ka humbur legjitimitetin për shkak të skandaleve dhe dosjeve të pafundme hetimore.
Në deklaratat e tyre, pjesëmarrësit akuzuan qeverinë për dështim të institucioneve dhe për cenim të interesave të vendit. Ata drejtuan kritikat kryesisht ndaj kryeministrit Rama, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për situatën aktuale.