Flash

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Hamza pas takimit me Kurtin: Të gatshëm për ta votuar

Lapsi.al 3 October 2026

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Hamza pas takimit me Kurtin:

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të gjetur një marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit të ri dhe zhbllokimin e situatës politike.

Pas një takimi gati treorësh me Albin Kurtin, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij është e gatshme të japë votat për presidentin në seancën e radhës, nëse arrihet marrëveshje mes palëve.

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japim votat”, tha Hamza. Megjithatë, ai theksoi se kërkesa kryesore e PDK-së mbetet miratimi përfundimtar i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Takimi Kurti–Hamza u zhvillua pasi qeveria e Kosovës vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori.

Të këshilluara

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI