
Një konflikt mes dy personave është regjistruar në Korçë. Një 54-vjeçar ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, burri është gjetur me dëmtime në kokë dhe dyshohet se ndodhej në gjendje të dehur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e konfliktit, si dhe për të përcaktuar mënyrën se si është dëmtuar 54-vjeçari.