Flash

PD: Të kthehet balotazhi për krerët e bashkive, lista 100% të hapura për Këshillat

Lapsi.al 4 October 2026

PD: Të kthehet balotazhi për krerët e bashkive, lista 100%

Partia Demokratike ka gati propozimin e saj për ndryshimin e sistemit elektoral, jo vetëm për zgjedhjet parlamentare, por edhe ato lokale.

Oerd Bylykbashi, i cili bashkëkryeson komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore thotë se opozita do të kërkojë kalimin në sistemin proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, përfshi edhe ato të këshillave bashkiakë për zgjedhjet vendore të 2027-ës.

“Unë vetë do të çoj përpara idenë e hapjes së listave 100% përsa i përket këshillave vendor. Sigurisht e komplikon procesin e KQZ, por rrit demokracinë në raport me mundësinë e zgjedhësve për të votuar”, tha bashkëkryetari i komisionit të Reformëz Zgjedhore, PD, Oerd Bylykbashi.

Një tjetër propozim është edhe zgjedhja e kryetarëve të bashkive me dy raunde. Rikthimi tek sistemi i balotazhit, që Shqipëria e ka aplikuar deri në vitin 2003 për Bylykbashin jep garanci që çdo kryebashkiak të ketë mbështetjen e mbi 50% të qytetarëve që e votojnë.

“Një kryetar bashkie nuk duhet të jetë thjesht i forcës politike, duhet të jetë i qytetarëve. Dhe një kryetar bashkie që zgjidhet me një shumicë të thjeshtë; 20%, 30% të votave sepse vota fragmentohet nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë zgjidhjen e halleve të tyre”, tha Bylykbashi.     

Pavarësisht balancave mes drejtësisë së votës dhe mundësisë qytetare që garanton një sistem, Bylykbashi thotë se ai do të dështonte nëse nuk garantohet ndarja e partisë nga shteti.

“Çdo sistem do të dështonte nëse shteti nuk do të ndahet nga partia në pushtet. Shteti do të pushtonte zgjedhjet, dhe do të shpartallonte standardin e zgjedhjeve”, tha Bylykbashi.

Pas prishjes së konsensusit me socialistët për reformën territoriale, Bylykbashi se fsheh skepticizmin se i njëjti fat rrezikon edhe reformën elektorale.

Krahas reformës elektorale demokratët kërkojnë edhe hetim parlamentar për zgjedhjet e 11 majit, teksa kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar në parlament dhe sheshe me qytetarët në rast të miratimit të njëanshëm të dy reformave. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI