
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i Kombëtares Rolando Maran, ka shprehur trishtimin për mënyrën si erdhi humbje me Finlandën. Tekniku italian ka evidentuar edhe episodin e diskutueshëm në zonën kundërshtare, ku rrëzimin e Uzunit arbitri Hennessy e konsideroi simulim, duke e quajtur penallti flagrante.
Përtej gjithë faktorëve që sollën përmbysjen e rezultatit, tekniku Rolando Maran ngre zërin për një episod tjetër, këtë herë në zonën e Finlandës, kur Uzuni u rrëzua, por arbitri irlandez Hennessy vazhdoi lojën. "Ka shumë hidhërim, ka inat, sepse të humbësh një ndeshje që nuk meriton absolutisht ta humbasësh, sepse edhe 10 kundër 11 ishim më të rrezikshëm ne. E me një episod penalltie në zonën kundërshtare që ngjante flagrante. Prandaj të kthemi në Tiranë pa asgjë nga kjo ndeshje të tërbon. Mbetet ajo që ishim, atë që treguam, por pa pikë të dhemb".
Shqipëria në Helsinki, përballë Finlandës, nuk humbi vetëm ndeshjen, por edhe vendin e parë të grupit, në ndeshjet e tretë të Grupit C1 të Nations League. Tani Shqipëria do ta mbyllë fushatën e katër ndeshjeve të para në Air Albania me San Marinon, duke mbetur në ndjekje të Finlandës, që ka një pikë më shumë, për të kuptuar si do të ndërtohen llogaritë edy ndeshjeve të fundit në nëntor.
