Flash

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

Lapsi.al 13 November 2026

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj

Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, teksa po hynte në territorin shqiptar.

Arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.

Gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit, punonjësit e policisë konstatuan se ndaj shtetasit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet zvicerane, për veprat penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim i parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Sipas legjislacionit zviceran, veprat penale për të cilat ai kërkohet parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg.

Pas arrestimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë, në Greqi.

Çështja pritet t'i referohet Prokurorisë së Apelit të Janinës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme procedurale në funksion të ekstradimit të tij drejt Zvicrës.

Të këshilluara

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI