Flash

Kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet një iPhone

Lapsi.al 13 November 2026

Kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet një iPhone

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër është konstatuar një aparat celular Iphone në ambientet e përbashkëta të bugut, pas një kontrolli të befasishëm. Lajmi u njoftua nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), sipas së cilës kontrolli është ushtruar më 13 nëntor 2026, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit.

Gjatë verifikimeve për evidentimin e sendeve të ndaluara, është zbuluar telefoni celular, ndërsa aktualisht po kryhen veprimet e para procedurale për dokumentimin e rastit.  

Në përfundim të këtyre veprimeve, materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Në njoftimin e saj, AMSEVP u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të detyrës nga punonjësit e strukturave përkatëse.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI