Flash

Pas komenteve flirtuese, Megan Fox bllokon Machine Gun Kelly

Lapsi.al 31 March 2026
Pas komenteve flirtuese, Megan Fox bllokon Machine Gun Kelly

Megan Fox duket se ka vendosur t’i japë fund çdo ndërveprimi virtual me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly, duke e bllokuar në Instagram.

Sipas raportimeve, emri i Fox nuk figuron më në listën e personave që ndjek MGK, ndërsa edhe komentet që ai kishte lënë në postimet e saj më herët këtë muaj janë zhdukur.

Më 3 mars, aktorja e  Jennifer’s Body publikoi disa foto provokuese në Instagram, të cilat morën miliona pëlqime. Në seksionin e komenteve, MGK shkroi: “Jam i lumtur që kam numrin tënd”, duke nxitur reagime nga fansat.

Vetëm një javë më vonë, në një tjetër postim të Fox, muzikanti komentoi: “Jam i lumtur që kemi një fëmijë”, referuar vajzës së tyre.

Çifti i njohur i dha fund marrëdhënies së tyre me ulje-ngritje në vitin 2024, ndërkohë që Fox ishte shtatzënë. Vajza e tyre, Saga Blade, lindi në mars të vitit 2025.

Pavarësisht ndarjes, ata janë parë shpesh bashkë në publik me fëmijën e tyre, duke treguar se ruajnë një raport korrekt si prindër. Ndërkohë, MGK më herët ka mohuar zërat për një ribashkim me aktoren, duke kritikuar mediat për spekulime.

Fox ka gjithashtu tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green, ndërsa MGK është baba edhe i një vajze tjetër nga një lidhje e mëparshme.

 

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Gjyqi në Londër ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulmeseksuale, është shtyrë nga mesi i qershorit për në muajin t...

18:20

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI