Flash

Fansat shpërthejnë ndaj motrave Kardashian: Kjo nuk është Khloé

Lapsi.al 30 March 2026
Fansat shpërthejnë ndaj motrave Kardashian: Kjo nuk është

Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave nga ndjekësit në rrjetet sociale, pasi publikoi disa fotografi nga udhëtimi i saj në Japoni, ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Khloé Kardashian.

Të premten, themeluesja e markës Skims ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet në Azi, ku shoqërohej nga tre fëmijët e saj më të vegjël dhe Khloé. Në një prej imazheve, motrat pozonin përpara disa makinave “claw” në një ambient që dukej si sallë lojërash.

[embed]https://www.instagram.com/p/DWafCzpFVNd/[/embed]

Megjithatë, menjëherë pas publikimit, fansat vunë re se pamja e Khloé dukej ndryshe nga zakonisht, duke ngritur dyshime për përdorim të tepruar të filtrave apo programeve të editimit.

“Pse Khloé duket sikur është ‘photoshop’-uar? Duket sikur është prerë dhe vendosur në foto,” shkroi një përdorues në Reddit.

Të tjerë komentues shtuan se motrat “nuk duken kështu në realitet”, ndërsa një tjetër theksoi se pamja e Khloé dukej “e çuditshme”. Nuk munguan as akuzat për përdorim të tepërt të aplikacioneve për përpunim imazhi.

Pavarësisht kritikave, motrat Kardashian kanë vijuar të ndajnë momente nga udhëtimi i tyre në Tokio, ku shfaqen duke kaluar kohë me fëmijët.

Së fundmi, Kim Kardashian është parë gjithashtu në shoqërinë e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin përflitet për një lidhje. Të dy janë fotografuar duke shëtitur së bashku në Tokio, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një romancë mes tyre.

Të këshilluara

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI