Flash

Pas vitesh pauzë, Demi Lovato rikthehet në skenë

Lapsi.al 29 March 2026
Pas vitesh pauzë, Demi Lovato rikthehet në skenë

Demi Lovato konfirmoi  së fundmi se është gati të nisë turneun “It’s Not That Deep” në muajin prill, gjatë një eventi në 92NY në New York City.

“Është një periudhë shumë e bukur për mua tani. Ndihem më e lumtur se kurrë dhe doja që muzika ime ta reflektonte këtë,” u shpreh Lovato.

Rikthimi në skenë pas një kohe të gjatë i sjell artistes emocione të përziera.

“Jam shumë e emocionuar, por edhe pak e mbingarkuar dhe nervoze. Megjithatë mezi pres të takohem me fansat,” tha ajo.

Lovato premtoi se në koncertet e turneut do të performojë këngë nga albumi i saj i fundit, por edhe hitet e njohura, duke lënë të hapur mundësinë për materiale të reja. Ajo veçoi këngën “Sorry to Myself” si një nga më të rëndësishmet për të, duke theksuar se lidhet me mesazhin e librit të saj dhe rrugëtimin personal.

“Kam kaluar shumë dhe për një kohë të gjatë i kam bërë dëm vetes. Kjo këngë është një mënyrë për të marrë kontrollin dhe për të rikthyer historinë time,” u shpreh këngëtarja.

Në një intervistë të mëparshme, Lovato pranoi se turnetë janë fizikisht dhe emocionalisht të lodhshme, madje kishte menduar të tërhiqej nga koncertet.

“Është shumë punë dhe shpesh e vështirë për trupin dhe mendjen,” tha ajo, duke shtuar se shpërblimi më i madh mbetet lidhja me fansat.

“Momenti kur sheh një fans që qan nga emocionet është i papërshkrueshëm. Pikërisht kjo është arsyeja pse ia vlen gjithçka.”

Biletat për turneun “It’s Not That Deep” janë tashmë në shitje, ndërsa libri i saj i ri mund të gjendet në libraritë kryesore.

Të këshilluara

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI