Flash

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Lapsi.al 27 March 2026
Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI).

Përmes një postimi në Instagram, ajofalënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e familjes në këtë periudhë:

“Faleminderit për gjithë mbështetjen… të kalosh kohë me familjen dhe miqtë është një bekim.”

Në një video të publikuar, Spears shfaqet në shtëpi pranë djalit të saj 19-vjeçar, Jayden, ndërsa të dy pozojnë para pasqyrës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Spears ka qëndruar esëll që prej arrestimit më 3 mars në Kaliforni dhe nuk ka konsumuar alkool për më shumë se tre javë. Ajo gjithashtu po ndjek rregullisht takimet e Alcoholics Anonymous në zonën e Los Anxhelosit.

Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se ajo është treguar e hapur gjatë këtyre takimeve dhe e përkushtuar ndaj procesit të rikuperimit, duke u fokusuar veçanërisht te mirëqenia dhe roli i saj si nënë.

Spears po kalon gjithashtu më shumë kohë me dy djemtë e saj, Sean Preston (20) dhe Jayden, të cilët i ka nga martesa me ish-bashkëshortin Kevin Federline. Sipas burimeve, afrimi me ta ka pasur një ndikim pozitiv në gjendjen emocionale të artistes.

Kjo nuk është hera e parë që Spears merr pjesë në programin e Alcoholics Anonymous. Në librin e saj autobiografik The Woman in Me, ajo ka treguar se gjatë periudhës së kujdestarisë ligjore 13-vjeçare ishte e detyruar të merrte pjesë në takime disa herë në javë.

Ndërkohë, përfaqësues të këngëtares kanë deklaruar se ajo është e vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe të ndërmarrë hapa për përmirësimin e jetës së saj pas incidentit.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI