Flash

Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Lapsi.al 30 March 2026
Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Gjyqi në Londër ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulmeseksuale, është shtyrë nga mesi i qershorit për në muajin tetor.

50-vjeçari përballet me tre akuza për përdhunim, tre për sulm seksual dhe një për sulm të pahijshëm, ndërsa gjashtë gra pretendojnë se janë viktima të ngjarjeve të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2009. Brand i ka mohuar të gjitha akuzat.

Gjyqi pritej të niste më 16 qershor në Southwark Crown Court, por gjatë një seance të mbajtur të hënën, gjyqtari Joel Bennathan vendosi që procesi të shtyhet dhe të fillojë më 12 tetor. Aktori nuk ishte i pranishëm në sallë, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Gjatë seancës, gjykata bashkoi në një të vetëm të gjitha akuzat ndaj Brand, ndërsa u bë e ditur se procesi gjyqësor pritet të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht – rreth dy muaj, nga pesë javë që ishte planifikuar më parë.

Hetimet ndaj tij nisën në shtator 2023, pas publikimeve investigative të emisionit Dispatches në Channel 4 dhe gazetës The Sunday Times. Raportimet përfshijnë akuza për marrëdhënie me një të mitur dhe pretendime për përdhunim në SHBA.

Çështja ndaj Brand mbetet në proces, ndërsa ai vijon të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Të këshilluara

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI