Flash

Zendaya drejt një pushimi nga Hollywood-i: Kam nevojë për kohë

Lapsi.al 30 March 2026
Zendaya drejt një pushimi nga Hollywood-i: Kam nevojë për

Zendaya ka zbuluar se po planifikon të marrë një pushim nga karriera pas një viti tejet të ngarkuar profesionalisht.

Fituesja e çmimit Emmy pritet të ketë një 2026 të mbushur me projekte të mëdha filmike dhe televizive, përfshirë tituj si Dune: Part Three, Spider-Man: Brand New Day, The Odyssey dhe sezonin e tretë të serialit Euphoria. Pas këtij angazhimi intensiv, ajo ka lënë të kuptohet se do të tërhiqet përkohësisht nga skena.

“Pas kësaj, do të zhdukem për pak kohë. Do të më duhet të qëndroj disi larg,” është shprehur ajo në një intervistë të fundit, duke shtuar me humor se shpreson që publiku “të mos lodhet prej saj” pas gjithë këtyre projekteve.

Megjithatë, fansat nuk duhet të shqetësohen për një largim të gjatë, pasi Zendaya pritet të rikthehet në ekran në vitin 2027 me filmin Shrek 5, ku do të jetë pjesë e kastit së bashku me emra të njohur të Hollywood-it.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur rrjetet sociale janë mbushur me thashetheme për një martesë të mundshme me partnerin e saj, aktorin britanik Tom Holland. Spekulimet u shtuan pasi ajo u pa me një unazë në dorë gjatë eventeve të fundit, si dhe nga qarkullimi i disa imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale që pretendonin të tregonin ceremoninë e saj të dasmës.

Vetë Zendaya i hodhi poshtë këto pretendime, duke sqaruar se fotot janë të rreme dhe se kanë mashtruar shumë njerëz. Çifti, i cili konfirmoi publikisht lidhjen në vitin 2021, nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me këto zëra.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj aktorit Russell Brand

Gjyqi në Londër ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulmeseksuale, është shtyrë nga mesi i qershorit për në muajin t...

18:20

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears ka reaguar publikisht për herë të parë, tre javë pasi u arrestua nën dyshimet për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI). Përmes një postimi ...

20:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI