Flash

Zhbllokohet pas disa orësh aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh

Lapsi.al 21 February 2026
Zhbllokohet pas disa orësh aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh

Zhbllokohet pas shumë orësh aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh i cili u prezantua si rrugë alternative për Prrenjas-Librazhd. Rruga është e hapur në dy korsi dhe qarkullimi i është rikthyer normalitetit.

Qytetarët të cilët kanë udhëtuar drejt juglindjes janë përballur me rrugë të bllokuar dhe orë të tëra pritje në trafik. Një grua e bllokuar në trafik, ndërsa përpiqej të kthehej për në Tiranë, humbi ndjenjat pas një diskutimi me efektivët e policisë. 

Krahas problematikave të shumta të vetë rrugës të ndërtuar vitet e fundit, kalimi i disa trajlerave paralizoi qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar radhë kilometrike. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi akset që mund të përdoren nga autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë, pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd.

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI